Reth Laboratorit



By
Maksiti Putz
06 Maj 24

Laboratori ynë është i specializur për kontrollën dhe testimin e cilësisë së materialeve ndërtimore.

Me një përvojë mbi 15 vjeçare në testimin e materialeve ndërtimore, paisje testimi për Cement, Gëlqere, Gips, llaç të gatshëm, llaçe ngjitëse EPS dhe XPS, llaçe ngjitëse për qeramikë, masa rrafshuese etj.

Ne operojmë duke u bazuar në metodat dhe standardet më të fundit europiane, duke përfshirë standardet : EN 12004, EN 998, EN 13279, EN 459, ETAG 004, EN 197 etj.

Përvoja jonë dhe angazhimi në zbatimin e këtyre standardeve garanton që klientët tanë të marrin produkte të cilësisë së lartë. Përdorimi i metodave të standardizuara siguron një krahasim të drejtë dhe të besueshëm midis produktit të testuar dhe specifikave të përcaktuara, duke ndihmuar në sigurimin e cilësisë së lartë dhe në përputhshmërinë me kërkesat e tregut.

Laboratori ynë është i pajisur me teknologjinë më të fundit dhe pajisjet e avancuara për të kryer testime të ndryshme fizike, kimike dhe mekanike. Përveç kësaj, stafi ynë i kualifikuar dhe përvojë e gjerë në fushën e testimin e materialeve ndërtimore siguron që çdo test të kryhet në mënyrë profesionale dhe me rezultate të saktë.

Ne kemi një angazhim të vazhdueshëm për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë në fushën e ndërtimit. Përmes bashkëpunimit tonë me klientët dhe përputhjes së proceseve tona me standardet më të fundit, ne sigurojmë që produktet tona përmbushin gjitha standardet e cilësisë më të lartë europiane.