Deklaratë- Atest
ÇIMENTO - GËLQERE LLAÇ THEMELOR - I BARDHË

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Llaç themelor në bazë të çimentos dhe gëlqeres për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme. Material i thatë, pluhur me ngjyrë të bardhë me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion 0 – 1.2 mm. Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipër- faqeve prej betoni dhe të gjitha llojeve të tullave
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të mbajtjes së ujit. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure dhe tavane. Nuk vjerret dhe plasaritet nëse përdoret sipas udhëzimeve teknike. Rezistencë të lartë mekanike
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të githa llojeve të tullave. Sipërfaqet e aplikimit të M100 duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturi- nat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në mënyrë të veçantë, përpos nëse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Në sipërfaqe të lēmuara të betonit paraprakisht duhet të përdoret urë lidhëse M350. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit. Të mos aplikohet në sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme. Trashësia minimale 10 mm. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C.
PËRGATITJA: M100 mund të aplikohet me makinë dhe me dorë. Nëse aplikohet me dorë, një thes M100 duhet përzier me 7-8 litra ujë të pastër. Aplikimi me makinë kërkon kujdes të veçantë në raportin ujë-material. Teë mos përzihet me materiale tjera për shkak të humbjes së vetive bazë. Në rast pauzash më të gjata përzierësi duhet të pastrohet. Llaçi i freskët duhet përpunuar brenda 2-3 orëve.
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1380 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1654 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Përmbajtja e ajrit në llaçin e përzier të kompresuar: 13%
Absorbimi kapilarik i ujit: 16%
Konsistenca: 26%
