Deeklaratë -Certifikatë CE
ÇIMENTO - GËLQERE LLAÇ THEMELOR

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Llaç themelor në bazë të çimentos dhe gëlqeres për mure të jashtme dhe të brendshme. Material i thatë, pluhur me ngjyrë hiri me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej 0 – 1.2 mm. Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të gjitha llojeve të tullave,.
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të mbajtjes së ujit. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure dhe tavane, Nuk vjerret dhe plasaritet nëse përdoret sipas udhëzimeve teknike. Rezistencë të lartë mekanike.
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të gjitha llojeve të tullave. Sipërfaqet e aplikimit të M110 duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturi- nat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në měnyrë të veçantë, përpos nëse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Në sipërfaqe të lëmuara të betonit paraprakisht duhet të përdoret urë lidhëse M350. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit. Të mos aplikohet në sipërfaqe me lagēshti tẽ vazhdueshme. Trashësia minimale 10 mm. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C.
PËRGATITJA: M110 mund të aplikohet me makinë dhe me dorë. Nëse aplikohet me dorë, një thes M110 duhet përzier me 7-8 litra ujë të pastër. Aplikimi me makinë kërkon kuides të veçantë në raportin ujë-material. Të mos përzihet me materiale tjera për shkak të humbjes së vetive bazë. Në rast pauzash më të gjata përzierësi duhet të pastrohet. Llaçi i freskët duhet përpunuar brenda 2-3 orëve.
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1333 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1656 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Përmbajtja e ajrit në llaçin e përzier të kompresuar: 13%
Absorbimi kapilarik i ujit: 19.8%
Konsistenca: 26%
