ÇIMENTO - LLAÇ THEMELOR PËR XOKOLATURË

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Llaç themelor në bazë të çimentos dhe gëlqeres pěr mure të jashtme dhe të brendshme me lagështi. Material i thatë, pluhur me ngjyrë hiri me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej0- 1.2 mm. Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të gjitha llojeve të tullave.
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të mbajtjes së ujit. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure Nuk vjerret dhe plasaritet nëse përdoret sipas udhëzi- meve teknike. Rezistencë të lartë mekanike ndaj lageshtisë, ftohtit dhe ambienteve acidike.
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të gjitha llojeve te tullave. Sipërfaqet e aplikimit të M115 duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturi- nat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në mënyrë të veçantë, pērpos nëse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit. Te mos aplikohet në sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme. Trashësia minimale 10 mm. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C.
PĖRGATITJA: M115 mund te aplikohet me makinë dhe me dorë. Nëse aplikohet me dorë, një thes M115 duhet perzier me 8-8,5 litra ujë të pastër. Aplikimi me makinë kërkon kujdes të veçantë në raportin ujë-material. Të mos përzihet me materiale tjera për shkak të humbjes së vetive bazë. Në rast pauzash më të gjata pērzierësi duhet të pastrohet. Llaçi i freskët duhet përpunuar brenda 2-3 orëve.
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1286 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1760 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Përmbajtja e ajrit në llaçin e përzier të kompresuar: 12%
Absorbimi kapilarik i ujit: 10.1%
Konsistenca: 26%
