ÇIMENTO - GËLQERE LLAÇ THEMELOR I LEHTË ME PERLIT


M 120

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Llaç themelor në bazë të çimentos, gëlqeres dhe perlitit për mure të brendshme. Material i thatë, pluhur me ngjyrë hiri me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej0- 1.2 mm dhe perlitit. Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të gjitha llojeve të tullave.

KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të mbajtjes së ujit. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure. Nuk vjerret dhe plasaritet nëse përdoret sipas udhëzi- meve teknike. Rezistencë të lartë mekanike, akustik dhe rezistent ndaj temperatu- rave të ulëta dhe të larta

SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të gjitha lojeve të tullave. Sipërfaqet e aplikimit të M120 duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturi- nat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në mënyrë të veçantë, përpos nëse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Në sipërfaqe të lëmuara të betonit paraprakisht duhet të përdoret urë lidhëse M350. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit. Të mos aplikohet në sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme. Trashësia minimale 10 mm. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C.

PËRGATITJA: M120 mund të aplikohet me makinë dhe me dorë. Nëse aplikohet me dorë, një thes M120 duhet përzier me 7-8 litra ujë të pastër. Aplikimi me makinë kërkon kujdes të veçantë në raportin ujë-material. Të mos përzihet me materiale tjera për shkak të humbjes së vetive bazë. Në rast pauzash më të gjata përzierësi duhet të pastrohet. Llaçi i freskët duhet përpunuar brenda 2-3 orëve.

TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1300 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1664 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Përmbajtja e ajrit në llaçin e përzier të kompresuar: 19%
Absorbimi kapilarik i ujit: 16.1%
Konsistenca: 27%