Deklaratë- Atest
ÇIMENTO E BARDHË - SUVA PËR LËMIM

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Suva për lëmimin e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme paraprakisht të lyera me llaç themelor (gips, gëlqere, çimento si dhe për gipskarton pllaka). Material i thatë me bazë çimentoje të bardhë, pluhur me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion deri 0.2 mm. Përdoret për suvatimin e të gjitha sipërfaqeve të lyera paraprakisht me llaç themelor M100, M110 dhe M120. Për aplikim dyshtresor trashësia maksimale duhet të jetë 5 mm.
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të shtrirjes. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure, lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Mund të fërkohet me letër gërryese dhe fitohet sipërfaqe e lëmuar.
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Sipërfaqet e aplikimit të M210 duhet të jenë të pastra nga pluhurat. Nuk duhet ndonje parapërgatitje e posaçme e sipërfaqes për aplikim me M210. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit Të mos aplikohet në sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme.
PËRGATITJA: Aplikimi bëhet me dorë. Një thes M210 gradualisht hidhet në 12-13 litra ujë të pastër dhe përzihet me mikser. Koha e punës është prej 3 deri 5 orë. Gjatë aplikimit tem- peratura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C.
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 764 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1111 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Absorbimi kapilarik i ujit: 27.6%
Konsistenca: 52%
