Deklaratë- Atest
GIPS - SUVA PËR LËMIM DHE FINALIZIM

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Suva për lëmimin e mureve të brendshme paraprakisht të lyera me llaç themelor (gips, gëlqere, çimento si dhe për gipskarton pllaka). Material i thatë me bazë gipsi, pluhur i bardhë me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion deri 0.2 mm. Për aplikim dyshtresor trashësia maksimale duhet të jetë 5 mm. Preferohet aplikimi i M225 si shtresë para aplikimit të M235. Përdoret për suvatimin e të gjitha sipërfaqeve të lyera paraprakisht me llaç themelor M100, M110, M120, M290 etj.
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të shtrirjes. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure, lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Mund të përdoret si shtresë e parë dhe si shtresë finalizuese.
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Sipërfaqet e aplikimit të M225 duhet të jenë të pastra nga pluhurat. Nuk duhet ndonjě parapërgatitje e posaçme e sipërfaqes për aplikim me M225. Aplikimi bëhet vetëm pas tharjes së plotë të llaçrave themelorë të aplikuar. Pas tharjes së plotë të M225 të aplikuar, mund të finalizohet, shtresëzohet dhe të tapetohet. Të mos aplikohet ně sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme
PERGATITJA: Aplikimi bëhet me dorë. Një thes M225 gradualisht hidhet në 12-13 litra ujë të pastër dhe përzihet me mikser. Koha e punës është prej 2 deri 3 orë. Materiali i ngurtësuar nuk mund të përzihet me ujë dhe të përdoret përsëri për mbulimin e sipërfaqeve Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 935 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1002 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Absorbimi kapilarik i ujit: -23%
Konsistenca: 46%
