Deklaratë- Atest
TOP FINISH

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Suva me cilësi të lartë për lëmimin final në bazë gipsi për aplikim të ndryshëm në am biente të brendshme. Material i thatë me bazë gipsi, pluhur i bardhë me përmbajtje te gurit gëlqeror me granulacion deri 0.1 mm. Mund të përdoret në trashësi prej 0-4 mm për mbushjen e plasaritjeve, vrimave si dhe për mbulimin dhe lëmimin e sipërfaqeve të mẽdha. Përdoret për suvatimin e të gjitha sipërfaqeve të lyera paraprakisht me llaç themelor M100, M110, M120, M290, M275 etj.
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të shtrirjes. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure, lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Përdoret si shtresë finalizuese. Mund të fërkohet me letër gërryese dhe fitohet sipërfaqe e lëmuar dhe me shkëlqim.
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Sipërfaqet e aplikimit të M235 duhet të jenë të pastra nga pluhurat. Aplikimi bëhet vetëm pas tharjes së plotë të suvave paraprake të aplikuara. Pas tharjes së plotë të M235 të aplikuar, mund të finalizohet, shtresëzohet dhe të ngjyroset. Te sipërfaqet e gipskartonit nuk kërkohet ndonjë parapërgatitje e veçantë. Masa për lëmim mund të vendoset direkt. Të mos aplikohet në sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme
PËRGATITJA: M235 përgatitet në enë të pastra, pa papastëri të ngurtësuar prej gipsi. Aplikimi behet me dorë. Një thes M235 gradualisht hidhet në 10-12 litra ujë të pastër dhe përzihet me mikser. Përzihet lehtë 1 minutë para përdorimit. Koha e punës është prej 1.5 deri 2 orë. Materiali i ngurtësuar nuk mund të përzihet me ujë dhe të përdoret përsëri për mbulimin e sipërfaqeve. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 834 kg/m3
Dendesia pas presionit: 1110 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Absorbimi kapilarik i ujit: – 25%
Konsistenca: 52%.
