Deklaratë- Atest
GIPS - SUVA THEMELORE PËR MAKINË DHE FILCIM-LIGHT

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Llaç themelor në bazë gipsi, gëlqere dhe perliti për rrafshim, filcim dhe lëmim për sipërfaqe të brendshme dhe tavane. Material i thatë me bazë gipsi, pluhur hiri në të bardhë me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej 0 deri 0.8 mm. Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të gjitha lojeve të tullave. Mund të përdoret në trashësi minimale prej 10 mm për mure dhe 7 mm për tav- ane. Aplikohet me makinë dhe me dorë dhe procesi i aplikimit ndjek këto hapa: Pas hudhjes në mur me makinë apo dorë rrafshohet dhe pritet mbi 1 orë derisa të fillojë ngurtësimi, rrafshohet përsëri me rrafshues alumini. Pritet përsëri 40 deri 60 minuta derisa të fillojë ngurtësimi i plotë, spërkatet me ujë, filcohet me sfungjer dhe rrafsho- het me flutur-shpatull (mbi 50 cm) derisa të arihet faza e lëmuar përfundimtare.
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të mbajtjes së ujit. Ka aftësi te madhe të ngjitjes në mure dhe tavane. Nuk vjerret, nuk plasaritet dhe nuk formëso- hen kokrriza nëse përdoret sipas udhëzimeve teknike dhe hapave të përdorimit. Rezistencë të lartë mekanike, akustik, rezistent ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta dhe lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Koha e finalizimit të masës së aplikuar është prej 2-3 orë
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Sipërfaqet e aplikimit të M275 duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturinat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në mënyrë të veçantë, përpos nëse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Në sipërfaqe të lëmuara të betonit paraprakisht duhet të përdoret urë idhëse M350. Të mos aplikohet në sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme. Gjatë apli- kimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C
PËRGATITJA: Nëse aplikohet me dorë, një thes M275 duhet përzier me 12-13 litra ujë të pastër. Ap- likimi me makinë kërkon kujdes të veçantë në raportin ujë-material. Të mos përzihet me materiale tjera për shkak të humbjes së vetive bazë. Në rast pauzash më të gjata përzierësi duhet të pastrohet.
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1140 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1300 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Përmbajtja e ajrit në llaçin e përzier të kompresuar: 17%
Absorbimi kapilarik i ujit: 18.4%
Konsistenca: 41%
