Deklaratë- Atest
GIPS - GËLQERE, SUVA THEMELORE

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Llaç themelor në bazë të gipsit dhe gëlqeres për sipërfaqe të brendshme. Material i thatë, pluhur me ngjyrë hiri në të bardhë me përmbajtje të gurit gëlqeror me granula- cion prej0 – 1.2 mm. Përdoret per suvatimin dhe mbushjen e sipërfaqeve prej betoni dhe të gjitha llojeve të tullave.
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të mbajtjes së ujit. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure dhe tavane. Nuk vjerret dhe plasaritet nëse përdoret sipas udhëzimeve teknike. Rezistencë të lartë mekanike
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Sipërfaqet e aplikimit të M290 duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturinat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në mënyrë të veçantë, përpos nëse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Në sipërfaqe të lëmuara të betonit paraprakisht duhet të përdoret urë lidhëse M350. Të mos aplikohet në sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme. Trashësia minimale 10 mm. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C.
PËRGATITJA: M290 mund të aplikohet me makinë dhe me dorë. Nëse aplikohet me dorë, një thes M290 duhet përzier me 7-8 litra ujë të pastër. Aplikimi me makinë kërkon kujdes të veçantë në raportin ujë-material. Të mos përzihet me materiale tjera për shkak të humbjes së vetive bazë. Në rast pauzash më të gjata përzierësi duhet të pastrohet. Llaçi i freskët duhet përpunuar brenda 2-3 orëve.
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1439 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1600 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Përmbajtja e ajrit në llaçin e përzier të kompresuar: 14%
Absorbimi kapilarik i ujit: 15.2%
Konsistenca: 25%.
