M 400

GIPS - SUVA PËR FUGIM DHE LËMIM


M 400

 

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Llaç me bazë gipsi dhe të gurit gëlqeror me granulacion deri 0.2 mm për fugimin dhe lëmimin e pllakave të gipskartonit. Përdoret së bashku me shiritat mbulues për mbushjen e fugave ndërmjet pllakave të gipskartonit. Paraprakisht pllakat e gipskar- tonit duhet të jenë të prera pjerrtas ose rrumbullakët.

KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë dhe tharje të shpejtë. Nuk plasaritet nëse përdoret sipas ud- hëzimeve teknike,

SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Sipërfaqet e aplikimit të M400 duhet të jenë të pastra nga pluhurat. Trashësia 0 – 5 mm. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C

PËRGATITJA: M400 aplikohet me dorë dhe një thes duhet përzier me 3 – 4 litra ujë të pastër. Të mos përzihet me materiale tjera për shkak të humbjes së vetive bazë. Koha e punës së llaçit është 30-50 min.

TË DHËNAT TEKNIKE: Dendësia në gjendje të thatë: 800 kg/m3, Dendësia pas presionit: 1986 kg/m3, Djegshmëria: E padjegshme, Absorbimi kapilarik i ujit: 18%
Konsistenca: 53%.