M 452

NGJITËS RRAFSHUES PËR MATERIALE TERMOIZOLUESE - I BARDHË ME FIBRA - STANDARD


M 452

PËRSHKRIMI DHE PÈRDORIMI: Ngjitës rrafshues me cilësi standarde në bazë të çimentos së bardhë për materi- ale termoizoluese EPS në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme. Material i thatë pluhur me ngjyrë të bardhe me pěrmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej 0- 0.8 mm.

KARAKTERISIKAT: Ngjitshmëri dhe elasticitet të mirë. Material rrafshues për pjesë të lëmuara betoni dhe shtruarjen e rrjetës. Rezistencë të lartë ndaj lagështisë. I përforcuar me fibra celuloze. Rezistencë të lartë mekanike ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta dhe lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Nuk vjerret në sipërfaqet vertikale të mureve,

SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Përdoret për rrafshimin dhe ngjitjen e pllakave termoizoluese në sipërfaqe të lyera paraprakisht me llaç themelor, beton dhe lloje të ndryshme të tullave. Sipërfaqet duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturinat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në mënyrë të veçantë, përpos nëse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Nese pas 14 diteve të ngjitjes së pllakave EPS nuk mbulohet me M452, duhet që pllakat të gërryhen dhe aplikohet ngjitësi. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit.

PËRGATITJA: Aplikohet me dorë dhe një thes M452 përzihet me 7-8 litra ujë të pastër. Përzihet me ujë gjersa të tretet plotësisht, fitohet masë pa toptha dhe lëhet të bymehet 10min. Para përdorimit përzihet përsëri. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jete prej +5°C deri +35°C. Koha e punës është 2-3 orë pas përzierjes, koha e ngjitjes deri 15 minuta dhe koha e korrigjimit deri 10 minuta pas montimit.

TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1340 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1681 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Absorbimi kapilarik i ujit: 16%
Konsistenca: 26%