Deklaratë - Certifikatë CE
NGJITËS RRAFSHUES PËR MATERIALE TERMOIZOLUESE - ME FIBRA

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Ngjitës rrafshues me cilësi të lartë në bazë të çimentos për materiale termoizoluese (EPS-XPS) në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme. Material i thatë, pluhur me ngjyrë hiri me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej0- 0.8 mm. Mund të përdoret për mveshjen e xokolaturave,
KARAKTERISIKAT: Ngjitshmëri dhe elasticitet të lartë. Material rrafshues për pjesë të lëmuara betoni dhe shtruarjen e rrjetës. Rezistencë të lartë ndaj lagështisë. I përforcuar me fibra celuloze. Rezistencë të lartë mekanike ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta dhe lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Nuk vjerret në sipërfaqet vertikale të mureve. Kohë të gjatë të punës
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Përdoret për rrafshimin dhe ngjitjen e pllakave termoizoluese në sipërfaqe të lyera paraprakisht me llaç themelor, beton dhe lloje të ndryshme të tullave. Sipërfaqet duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturinat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në mënyrë të veçantë, përpos něse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Nëse pas 14 ditëve të ngjitjes së pllakave EPS-XPS nuk mbulohet me M460 duhet që pllakat të gërryhen dhe apli- kohet ngjitësi. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit.
PĖRGATITJA: Aplikohet me dorë dhe një thes M460 përzihet me 7-8 litra ujë të pastër. Përzihet me ujë gjersa të tretet plotěsisht, fitohet masë pa toptha dhe lëhet të bymehet 10min. Para përdorimit përzihet përsëri. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri+35°C. Koha e punës është 2-3 orë pas përzierjes, koha e ngjitjes deri 25 minuta dhe koha e korrigjimit deri 15 minuta pas montimit.
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1240 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1603 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Konsistenca: 30%
Absorbimi kapilarik i ujit: 15.6%
