Deklaratë - Certifikatë CE
NGJITËS RRAFSHUES PËR MATERIALE TERMOIZOLUESE - ME FIBRA

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Ngjitës rrafshues cilësor standard në bazë të çimentos pěr materiale termoizoluese EPS në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme. Material i thatë, pluhur me ngjyrë hiri me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej 0 – 0.8 mm.
KARAKTERISIKAT: Ngjitshmëri dhe elasticitet të lartë. Material rrafshues për pjesë të lëmuara betoni dhe shtruarjen e rrjetës. Rezistencë të lartë ndaj lagështisë. I përforcuar me fibra celuloze. Rezistencë të lartë mekanike ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta dhe lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Nuk vjerret në sipërfaqet vertikale të mureve, Kohë tě gjatë të punës
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Përdoret për rrafshimin dhe ngjitjen e pllakave termoizoluese në sipërfaqe të lyera paraprakisht me llaç themelor, beton dhe lloje të ndryshme të tullave. Sipërfaqet duhet të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturinat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të pěrgatiten në měnyrë të veçantë, pěrpos něse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Nese pas 14 ditëve të ngjitjes së pllakave EPS nuk mbulohet me M461, duhet që pllakat të gërryhen dhe aplikohet ngjitësi. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit,
PËRGATITJA: Aplikohet me dorë dhe një thes M461 përzihet me 7-8 litra ujë të pastër. Përzihet me ujë gjersa të tretet plotë sisht, fitohet masë pa toptha dhe lëhet të bymehet 10min. Para përdorimit përzihet përsëri. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C. Koha e punës është 2-3 orë pas përzierjes, koha e ngjitjes deri 15 deri 20 minuta dhe koha e korrigjimit deri 15 minuta pas montimit.
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1324 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1689 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Konsistenca: 28%
Absorbimi kapilarik i ujit: 16%
