M 465

NGJITËS PËR PLLAKA QERAMIKE DHE MATERIALE TERMOIZOLUESE - ME FIBRA - UNIVERSAL FLEXIBLE (C2TE)


M 465

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Ngjitës me cilësi shumë të lartë për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme, në bazë të çimentos për materiale termoizoluese (EPS-XPS), lesh guri, granit mermer dhe pllaka qeramike me nxemje në dysheme. Material i thatë, pluhur me ngjyrë hiri me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej 0 – 0.8 mm. Mund të përdoret per mveshjen e xokolaturave dhe plasaritjeve të ndryshme. Aplikueshmëri univerzale,
Kategoria: C2TE

KARAKTERISIKAT: Ngjitshmëri dhe elasticitet shumë të lartë. Material rrafshues për pjesë të lëmuara betoni dhe shtruarjen e rrjetës. Rezistencë të lartë ndaj lagështisë. Hidroizolim shumë i mirë në sipërfaqet e aplikuara. I përforcuar me fibra celuloze dhe polimer hidrofobik. Rezistencë të lartë mekanike ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta dhe lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Nuk vjerret në sipërfaqet vertikale të mureve, Kohë të gjatë të punës

SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Përdoret për rrafshimin dhe ngjitjen e pllakave termoizoluese në sipërfaqe të lyera paraprakisht me llaç themelor, beton dhe lloje të ndryshme të tullave. Sipërfaqet e mureve të jenë të pastra nga pluhurat, mbeturinat dhe vajrat e ndryshëm. Sipërfaqet ku aplikohet nuk duhet të përgatiten në mënyrë të veçantë, përpos nëse kanë pluhur ose tullat janë të tejpjekura duhet të lagen me ujë të pastër. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit.

PËRGATITJA: Aplikohet me dorë dhe një thes M465 përzihet me 9-10 litra ujë të pastër. Përzihet me ujë gjersa të tretet plotěsisht, fitohet masë pa toptha dhe lëhet të bymehet 10min. Para përdorimit përzihet përsëri. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej+5°C deri +35°C. Koha e punës është 2-3 orë pas përzierjes, koha e ngjitjes deri 25 minuta dhe koha e korrigjimit deri 15 minuta pas montimit.

TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1316 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1636 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Konsistenca: 29%
Absorbimi kapilarik i ujit: 13.8%