M 490

MAXI-KOL NGJITËS PËR MURATIM TË TULLAVE POROZE (AAC)


 

M 490

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Ngjitës shtresë hollë për ngjitjen e tullave të porobetonit. Material i thatë, pluhur me ngjyrë hiri me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion prej0 – 1.2 mm.

KARAKTERISIKAT: Ngjitshmëri të lartë. Rezistencë të lartë mekanike ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta. Kohë të gjatë të punës SIPËRFAQET E APLIKIMIT:
Përdoret për muratimin e tullave poroze (AAC). Tullat duhet të jenë të pastra nga pluhurat. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit.

PËRGATITJA: Aplikohet me dorë dhe një thes M490 përzihet me 7-8 litra ujë të pastër. Përzihet me ujë gjersa të tretet plotësisht, fitohet masë pa toptha dhe lëhet të bymehet 10min. Para përdorimit përzihet përsëri. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetě prej +5°C deri+35°C. Koha e punës është 2-3 orë pas përzierjes

 

TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1332 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1740 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Konsistenca: 27%
Absorbimi kapilarik i ujit: 15.8%