Deklaratë- Atest
SUVA RRAFSHUESE STRUKTURAL - MINERAL I BARDHË (FASADË - ABRIB) PËR JASHTË DHE BRENDA

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Llaç i bardhë dekorativo-struktural (fasadë-abrib) për mure të jashtme dhe të brendshme paraprakisht te rrafshuara me M350 ose ngjitës për EPS-XPS. Material i thatë, pluhur me përmbajtje të çimentos së bardhë dhe të gurit gëlqeror me granula- cion prej 1.0- 3.0 mm
KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë dhe shtrirje të mirë në sipërfaqet paraprakisht të lyera me M350 ose ngjitës për EPS-XPS. Rezistencë të lartë mekanike ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta. Shkëlqim dhe bardhësi të lartë. Kohë të mjaftueshme për finalizim Mbyll plasaritjet e suvave me bazë çimento-gelqere
SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Sipërfaqet duhet të jenë të pastra nga pluhurat, paraprakisht të lyera me M350 ose ngjitës për EPS-XPS. Sipërfaqet e aplikimit duhet të jenë mirë të rrafshuara. Tek sipërfaqet e jashtme të mos ketë ekspozim drejtpërsëdrejtinë diell, shi dhe erëra të forta gjatë aplikimit.
PËRGATITJA: Aplikohet me dorë dhe një thes M710 përzihet me 6-7 litra ujë të pastër. Gjatë aplikim- it temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°C. Përzihet me ujë gjersa te tretet plotësisht, fitohet masë pa toptha dhe lëhet të bymehet 10min. Para përdorimit përzihet përsëri. Koha e punës është 2-3 orë pas përzierjes
TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 1491 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1803 kg/m3, Djegshmëria: E padjegshme
Absorbimi kapilarik i ujit: 16%, Konsistenca: 24%
