GIPS - SUVA PËR LËMIM


M 220

PËRSHKRIMI DHE PËRDORIMI: Suva për lëmimin e mureve të brendshme paraprakisht të lyera me llac themelor (gips, gëlqere, çimento si dhe për gipskarton pllaka). Material i thatë me bazë gipsi, pluhur ì bardhë me përmbajtje të gurit gëlqeror me granulacion deri 0.2 mm. Trashë- sia e suvasë arrin 1-5 mm. Përdoret për suvatimin e të gjitha sipërfaqeve të lyera paraprakisht me llaç themelor M100, M110, M120, M290 etj.

KARAKTERISIKAT: Punueshmëri të lehtë, të shpejtë dhe aftësi të lartë të shtrirjes. Ka aftësi të madhe të ngjitjes në mure, lejueshmëri të qarkullimit të avullit. Mund të fërkohet me letër gërryese dhe fitohet sipërfaqe e lëmuar. SIPËRFAQET E APLIKIMIT: Sipërfaqet e aplikimit të M220 duhet të jenë të pastra nga pluhurat. Nuk duhet ndonje parapërgatitje e posaçme e sipërfaqes për aplikim me M220. Aplikimi bähet vetëm pas tharjes së plotë të llaçrave themelorë të aplikuar. Pas tharjes së plotë të M220 të aplikuar, mund të finalizohet, shtresëzohet dhe të tapetohet. Të mos aplikohet në sipërfaqe me lagështi të vazhdueshme.

PËRGATITJA: Aplikimi bëhet me dorë. Një thes M220 gradualisht hidhet në 12-13 litra ujë të pastër dhe përzihet me mikser. Koha e punës është prej 30 deri 60 minuta. Materiali i ngurtësuar nuk mund të përzihet me ujë dhe të përdoret përsëri për mbulimin e sipërfaqeve. Gjatë aplikimit temperatura e mjedisit duhet të jetë prej +5°C deri +35°


TË DHËNAT TEKNIKE:
Dendësia në gjendje të thatë: 850 kg/m3
Dendësia pas presionit: 1045 kg/m3
Djegshmëria: E padjegshme
Absorbimi kapilarik i ujit: 27.6%
Konsistenca: 48%